November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Soni dhe Flori sërish bashkë (FOTO)

1 min read

Me siguri të gjithëve ju kujtohet kënga “Fluturimi 3470”, kënduar nga Soni Malaj dhe Flori Mumajesi, shumë vjet më parë në festivalin “Kënga Magjike”.

Ata ishin në një lidhje dashurie e cila përfundoi më pas. Pas prishjes së romancës, Soni dhe Flori nuk komunikuan më me njëri-tjetrin, njofton Klan Kosova.

[embedded content]

Këngëtarja u martua dhe bëri fëmijë ndërkohë Flori nuk ndaloi së punuari në muzikë.

Por gjithçka u shërua me kohë…

Soni dhe Flori u ribashkuan por jo për dashurinë. Ata u bënë bashkë për një këngë në festivalin e sivjetmë të “Kënga Magjike”.

Flori u përkujdes për çdo detaj të këngës së Sonit që quhet “Versioni im” – e cila u mirëprit nga publiku shqiptar.

[embedded content]

Së fundmi, ekipi i Florit u bë bashkë në një fotografi ku shihet edhe këngëtarja në të cilën dikur producenti shqiptar ishte i dashuruar.

Burimi i lajmit: Klan Kosova