November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sot grumbullohet Kosova – Kosova Sot

2 min read

“Dardanët” do të ushtrojnë në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon dhe më pas ndaj Maltës më 4 të muajit që vjen. Ekipi Kombëtar i Kosovës do të grumbullohet gjatë ditës së sotme.“Dardanët” do të nisin të bëhen gati për miqësoret e qershorit.

Verdhekaltrit do të mblidhen dhe do të ushtrojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:00.

Milot Rashica me shokë do të ushtrojnë disa ditë në prag të ndeshjes së 1 qershorit me San Marinon.

Pas këtij takimi, “Dardanët” do ta marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë me Maltën në Klagenfurt.

Miqësoret e qershorit do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Bernard Challandes të provojë lojtarë të rinj.

Në listën e publikuar të martën u panë emra të rinj në ekipin kombëtar, por pati edhe mungesa.

Fytyrat e reja te Kosova janë Destan Bajselmani, Bashkim Ajdini, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Astrit Selmani dhe Zymer Bytyqi.

Ndërkohë, nga suspendimi është rikthyer portieri Aro Muriç.

E mungesat që vlen të përmenden janë ato të Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Benjamin Kolollit, Florent Hadërgjonajt dhe të dy të pensionuarve, Atdhe Nuhiu e Anel Rashkaj.

Pas këtyre dy përballjeve, Kosova i zhvillon edhe dy ndeshje të tjera miqësore në muajin qershor.

Verdhekaltrit në miqësoret e Antalyas do të përbëhen kryesisht me lojtarë të Superligës dhe nga ana që kanë më pak hapësira për të luajtur. 

(Kosova Sot Online )

Burimi i lajmit: Kosova Sot