May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Sot i thur lavde FSK-së, por para 9 viteve Kurti thoshte se Kosova nuk do të ketë ushtri!

2 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, sot kanë marrë pjesë në stëvitjen ushtarake të FSK-së “Defender Europe 21”.Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se FSK-ja po dëshmon që është e vullnetshme dhe e aftë për të ndihmuar sigurinë kontinentale e globale, shkruan lajmi.net.

“Gjatë këtij ushtrimi ju keni shtyrë kufijtë më të skajshëm me të vetmin qëllim që të dëshmoni që forca jonë është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë”, ka thënë Kurti duke iu drejtuar pjesëtarëve të FSK-së.

Por, qëndrimi i Albin Kurtit rreth Ushtrisë së Kosovës nuk ka qenë i njëjtë rreth 9 vite më parë.

Në një intervistë të realizuar në vitin 2012 në RTK pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, Kurti kishte thënë se Kosova nuk do të ketë ushtri.“Do ta kemi KFOR-in këtu, EULEX-in këtu, UNMIK-un këtu, mbi bazën e njëjtë që e kishin edhe më herët. Kosova nuk do të ketë ushtri. Nuk jemi shtet normal me sovranitet e me pavarësi të plotë nëse nuk kemi ushtri dhe kufij të mbrojtur. Këto nuk do të ndodhin”, kishte deklaruar Kurti.

Intervista e Kurtit është e publikuar edhe në kanalin zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje në Youtube./Botapress/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Bota Press