December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sot seanca e pestë mbi ecurinë e çështjes ndaj Gucatit dhe Haradinajt – KOHA.net

3 min read

13:48

Mbrojtja e Gucatit thotë se s’janë të gatshëm as më 14 qershor ta publikojnë dosjen paraprake

Duke diskutuar rreth nxjerrjes së materialit provues, mbrojtja e Hysni Gucatit ka deklaruar se nuk do të jenë të gatshëm as më 14 qershor që ta publikojnë dosjen e tyre paraprake. Për këtë, ata kanë fajësuar Zyrën e prokurorit të specializuar, duke thënë se kjo e fundit i ka “befasuar” vazhdimisht me publikime të dosjeve të reja, që janë shumë voluminoze.

“S’jemi gati më 14 qershor për publikim të dosjes paraprake. Nuk dua që materialet t’i nxjerrim dhe pastaj të dalin dosje të papritura(nga prokuroria). Kërkoj nga Gjykata që ta ndryshoj këtë. Do përpiqemi ta bëjmë një listë të dokumenteve me materiale”, ka thënë avokati Jonathan Rees.

Ai ka thënë se ZPS-ja kishte përfunduar me dorëzimin e materialeve më 19 shkurt, dhe se nuk e kupton sesi kjo e fundit kishte vazhduar me publikim të dosjeve shtesë.

“Në konferencën e dytë më 24 shkurt thanë se Prokuroria i kishte përmbushur të gjitha obligimet e saj. Në atë fazë ishin nxjerr afro tre mijë faqe material. Mbrojtja kërkoi në atë fazë e megjithatë ishin vetëm tre mijë faqe, aty ishin materiale të transkriptuar me shumë orë dhe me video. Ne parashikuam si mbrojtje që do të kishin detyrimin që të bënim hetimet tona lidhur me to”, është shprehur ai.

Rees ka propozuar që një tjetër konferencë për ecurinë e çështjes të mbahet më 26 korrik, para se dosja t’i dorëzohet trupit gjykues.

“14 qershori mund t’iu shërbej si afat i duhur që prokuroria të trajtoj të gjitha çështjet që i kanë mbetur të patrajtuara dhe nuk ka më shtyrje afati. Nëse plotësohet kjo, 28 ditë pas, pra 12 korrik ne do punojmë për çështje që mund të punojmë brenda kësaj faze dhe në skenarin më të mirë do të mund ta dorëzojmë dosjen tonë paraprake me 12 korrik. Të gjitha palët propozojnë të bëhet një konferencë tjetër para dorëzimit të dosjeve paraprake dhe transmetimit të çështjes te trupi gjykues. Pas 12 korrikut, do jetë 26 korrik dhe është datë para pushimit të gjykatës. Ndoshta më 26 korrik do ishte e përshtatshme të caktohet një konferencë për ecurinë e çështjes në atë fazë”, ka thënë ai.

12:09

Të akuzuarit e Speciales do të vaksinohen deri më 4 qershor

Në konferencën e pestë rreth ecurisë së çështjes ndaj Hysni Gucatit po diskutohen një sërë çështjesh.

Gjykata ka njoftuar se në këtë konferencë do të diskutohet çështja e hetimeve të kryera nga mbrojtja, qasja në dosjet, komunikimi mes avokatëve me të akuzuarit dhe problemi me përkthimin.

Problematikë për ecurinë po cilësohet edhe pandemia e koronavirusit, për shkak të izolimit të Holandës, ndërsa Gjykata ka bërë me dije se zyrtarët në Dhomat e Specializuara, përfshirë edhe të akuzuarit, do ta marrin vaksinën anti-COVID deri më 4 qershor.

Avokati i Gucatit ndërkohë ka dashur të dijë nëse mund të caktohet ndonjë datë për të lejuar vizitat familjare me të burgosurit. 

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar një pjesë të seancës me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat, konkretisht në pikën që pati të bëjë me nxjerrjen e materialit provues.

08:03

Sot seanca e pestë mbi ecurinë e çështjes ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Sot nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e pestë rreth ecurisë së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që më 25 shtator 2020 ishin transferuar në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më 24 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij për një seancë dëgjimore për këtë çështje.

Më 5 janar Haradinaj ka apeluar ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, por Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Burimi i lajmit: Koha.net