December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sot varroset 45-vjeçari që vdiq në aksidentin në Bullgari

1 min read

Sot do të varroset Vehbi Shabani, i cili vdiq pas një aksidenti të rëndë në Bullgari. Varrimi do të bëhet në orën 14:30, në varrezat e fshatit Shtedim në Podujevë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes postimeve nëpër rrjete sociale.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë dhe farefisin se pas një aksidenti të rëndë në Bullgari ndërroi jetë Vehbi Shabani. Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 28.05. 2021 (e premte) në orën 14:30, në varrezat e fshatit Shtedim”, thuhet në njoftimin e familjes./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press