December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Të gjithë të paraburgosurit në Hagë pritet të vaksinohen në qershor

2 min read

Seanca e Gucatit dhe Haradinajt vazhdon me dyer të mbyllura

Seanca e pestë mbi ecurinë e çështjes ndaj krytarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, në Dhomat e Specializuara ka kaluar në kushte private, njofton Insajderi.

Gjyqtari Nicolas Guillou deklaroi se do të kalojnë në seancë të mbyllur pasi që do t’i dëgjojë palët lidhur me materialin provues.

“Nuk shoh dikë tjetër që do të marrë fjalën. Nëse është kështu, atëherë po vazhdoj me pikën e parë në rendin e ditës për sot. Tani dua të dëgjoj nga palët lidhur me nxjerrjen e materialit provues do të filloj me çështjen e kërkesës së fundit të ZPS-së për mosnxjerrje, do të diskutoj në seancë private me dyer të mbyllura pastaj do të kthehemi në seancë për të diskutuar në seancë publike”, tha gjyqtari Guillou. /Insajderi.com


Jonathan Rees – avokati i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka njoftuar se ka indikacione që më datë 4 qershor do të përfundojë procesi i vaksinimit të të paraburgosurve në Hagë, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në seancën e sotme e cila është e pesta me radhë për ecurinë e çështjes ndaj Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Ai tha se ka informacione që të paraburgosurit janë vaksinuar plotësisht, teksa të tjerët do të vaksinohen më 4 qershor.

Sipas mbrojtjes së Gucatit, duhet të caktohet një datë për heqjen e kufizimeve që lidhen me kontaktin fizik ndaj të mbrojturve me të paraburgosurit dhe të lejohen vizitat familjare.

“Ne kemi indikacionin që më 4 qershor të përfundojë procesi i vaksnimit. Ne jemi njoftuar që të paraburgosurit janë vaksinuar plotësisht, teksa ata që kanë mbetur do të vaksinohen deri më 4 qershor. Ne mendojmë që duhet caktuar një datë që të hiqen kufizimet lidhur me kontaktin fizik të të mbrojturve me të paraburgosurit dhe të lejohen vizitat familjare. Besoj që është e arsyeshme që të gjitha palët të jenë të vaksinuar kur të hiqen masat”, tha Rees.

Ndërsa avokati Toby Cadman tha se problemi aktualisht qëndron tek rojet e burgut të cilët nuk janë vaksinuar ende.

“Problemi qëndron tek rojet e burgut dhe ashtu siç kemi informacione, kufizimet s’do hiqen deri në korrik. Kjo është e papranueshme”, tha ai.

Zyra Administrative në kuadër të Gjykatës Speciale bëri të ditur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pejtër Shala, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë marrë vaksinën e parë dhe në qershor ata do ta marrin edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19./Insajderi.com

Burimi nga Insajder