July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Tesla tani do të monitorojë shoferët përmes kamerave në makinë, për t’u siguruar që ata janë të vëmendshëm kur është i aktivizuar sistemi Autopilot – Telegrafi

1 min read

Makinat Tesla tani do të monitorojnë shoferët që përdorin sistemin Autopilot përmes kamerave në makinë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tesla do të aktivizojë kamerat, të vendosura mbi pasqyrën e pasme, në makinat Model 3 dhe Model Y për të kontrolluar shoferët nëse po i kushtojnë vëmendje rrugës, derisa përdorin ndihmësin e shoferit Autopilot, thuhet në një mesazh për shoferët.

Deri më tani, makinat Tesla mbështeteshin te sensorët e timonit që zbulonin nëse shoferët po mbaheshin, por shumë shoferë kanë ndarë hilet e tyre për ‘mashtruar’ sensorët’ dhe për të ‘vozitur’ pa duar.

“Kamera e kabinës mbi pasqyrën tuaj të pasme tani mund ta zbulojë dhe ta paralajmërojë pakujdesinë e drejtuesit, derisa është i lidhur sistemi Autopilot. Të dhënat e kamerës nuk e lënë veturën vetë, që do të thotë se sistemi nuk mund të ruajë ose të transmetojë informacion vetëm nëse është aktivizuar ndarja e të dhënave”, tha Tesla në një njoftim të lëshuar për shoferët. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi