December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tiger Woods flet për herë të parë për dëmtimin që nga aksidenti me veturë (VIDEO)

2 min read

Tiger Woods ka dhënë intervistën e tij të parë që nga përplasja me makinë në muajin shkurt, duke diskutuar për rehabilitimin dhe terapinë fizike.

Legjenda e golfit u lëndua rëndë pasi vetura që po ngiste doli nga rruga në jugperëndim të qendrës së Los Anxhelosit më 23 shkurt. Woods pësoi dëmtime serioze në këmbë si rezultat i aksidentit dhe aktualisht është në rehabilitim.

“Unë kuptoj më shumë nga proceset e rehabilitimit për shkak të lëndimeve të mia në të kaluarën, por kjo ishte më e dhimbshme se gjithçka që kam provuar ndonjëherë”, tha ai për Golf Digest.

Woods nuk komentoi kur u pyet për shpresat e tij për të luajtur përsëri golf.

“Terapia ime fizike më ka mbajtur të zënë. Unë bëj rutinat e mia çdo ditë dhe jam i përqendruar në qëllimin tim numër një për ecur vetë”, tha ai për Golf Digest, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ëoods pësoi fraktura që prekën tibinë dhe fibulën e tij të djathtë, të cilat janë dy kockat e gjata direkt nën gju.

Këmba e djathtë e Woods “pësoi dëmtime traumatike” dhe ajo që “është ende e paqartë është nëse procedurat shtesë do të jenë të nevojshme që të rifitojë lëvizjen e plotë dhe forcën në këmbën e tij, transmeton Klankosova.tv.

https://edition.cnn.com/2021/05/28/us/tiger-woods-first-interview-crash-spt/index.html

Burimi i lajmit: Klan Kosova