May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Tirana do ta mbështesë me fonde Preshevën për sanimin e dëmeve – Sinjali

1 min read

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është zotuar se Bashkia e Tiranës do të mbështes financiarisht komunën e Preshevës me qëllim që të sanohen dëmet të cilat janë shkaktuar nga vërshimet.

Veliaj këtë e ka bërë të ditur  në postimin e tij në Twitter.

“Jemi pranë vëllezërve e motrave tona në Preshevë , të cilët po përballen me dëmet nga reshjet e dendura të orëve të fundit. Tirana është me ju, jo vetëm me zemër, por dhe me mbështetje konkrete përmes një fond ndihme, që do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të K. Bashkiak”, ka shkruar ai.

Kurse
kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka falënderuar kryetarin e
Tiranës për këtë mbështetje.

Mbështetja vëllazërore është kurajo e jashtëzakonshme për të përballuar situata të vështira për qytetarët e komunës së Preshevës.  Faleminderit Tirana, faleminderit Erion”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social “Facebook”. /GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali