December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Tre kandidatët potencial nga Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit (emrat)

1 min read

Të enjten në një debat është diskutuar për kandidaturat e mundshme nga Vetëvendosja për Komunën e Gjilanit.Gazetari Arben Ahmeti ka thënë se ka probleme të mëdha në degën e Gjilanit dhe sipas tij ka pasur edhe konfrontime fizike.

Ndërsa opinionisti Krenar Shala ka thënë se Arberëshë Kryeziu do të ishte një kandidate fantastike për Komunën e Gjilanit.Moderatori i debatit ka thënë se nga informatat nga Gjilani tregojnë se Alban Hyseni do të zyrtarizohet si kandidat për Kryetar të Gjilanit. Ndërsa Shqipe Pantina ka thënë se Arberëshë Kryeziu i është dukur shumë e përgatitur.

Si emër i mundshëm është lakuar edhe ai i Besnik Bislimit, aktualisht zëvendëskryeministër.Gazetari Halil Matoshi ka thënë se kandidaturat e tyre e forcojnë Lutfi Haziri, por nëse VV do ia bënte një ofertë Arberëreshë Kryeziu ai do të ishte pro./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press