December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

United e dëshiron transferimin e Oblak, të gatshëm ta përfshijnë De Gean në ofertë – GazetaBlic

1 min read

Manchester United e ka mbyllur një tjetër sezon dëshpërues, pasi nuk kanë fituar trofe.

Djajtë e Kuq e patën rastin ta fitojnë Ligën e Evropës, por u mposhtën në finale nga Villarreali pas ekzekutimit të penalltive.

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Djajtë e Kuq për edicionin e ri.

E këto ndryshime duket se do të nisin nga porta, ku David De Gea pritet të largohet i pari.

Gjiganti anglez po pretendon të nënshkruajë me sllovenin Jan Oblak, pasi ai pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Mediat angleze kanë raportuar se United është gati të ofrojë spanjollin tek ish-skuadra e tij Atletico Madrid për t’i marrë shërbimet e Oblak.

The Sun raporton se Oblak për momentin kushton dy herë më shumë se De Gea dhe United me portierin spanjoll po mundohet ta ul koston e transferimit.

Gjithsesi oferta e Djajve të Kuq në drejtim të Atleticos pritet të jetë mbi 40 milionë euro dhe David De Gea për Jan Oblak.

Vlen të përmendet se interesim për De Gean kanë shprehur skuadrat si PSG, Juventus e Roma.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic