December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Unitedi ofron De Gean për Oblakun – KOHA.net

1 min read

Te Manchester Unitedi janë të vendosur që gjatë afatit kalimtar të verës të transferojnë një portier të ri, dhe ekipi anglez po synon ta bind Atletico Madridin në lirimin e sllovenit Jan Oblak. Mësohet se Unitedi ka ofruar kartonin e David De Geas plus 50 milionë euro për shërbimet e Jan Oblakut, i cili po shihet si përforcim i madh për portën në sezonin e ri.

Oblak është njëri prej portierëve më të vlerësuar në Evropë dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh. Ai është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2014 kurse sezonin e fundit, në të cilin Atletico e fitoi titullin e kampionit në La Liga, regjistroi 38 paraqitje. Oblak 28-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 sikurse De Gea me Manchester Unitedin.

Burimi i lajmit: Koha Net