December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Venera Lumani dhe Lind Islami sjellin këngën e re “Me zemër” – Telegrafi

1 min read

Çifti i njohur shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë sjell projektin e ri muzikor.

“Me zemër” titullohet kënga e tyre e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Siç tashmë shquhen për dashurinë e madhe ndaj njëri-tjetrit, të njëjtit kanë vazhduar të dëshmojnë edhe në këtë klip.

Venera dhe Lind Islami (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet Venera, kurse për muzikën është përkujdesur këngëtari Islami.

Lexo po ashtu:

Producimi i këngës u realizua nga kompozitori Elgit Doda, ndërsa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marenglen Boja.

[embedded content]

Videoja atraktive dhe ritmike i është besuar produksionit “Papadhimitri Film Production”.

Projektin tashmë e gjeni të plotë në YouTube dhe reagimet e para të fansave ishin tejet pozitive. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi