December 6, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vetëm 35 raste janë aktive me Covid në Gjilan

1 min read

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, ka mbajtur të premten takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës gjatë javës.

Ismajli ka bërë me dije se aktualisht janë duke u trajtuar pesë pacientë në spitalin e përgjithshëm, derisa ka theksuar se janë vetëm 35 raste aktive me Covid-19 në këtë komunë.

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat deri në vaksinimin e plotë të popullatës.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21 343 mostra, 6 415 kanë rezultuar pozitivë, 6 242 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 31 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 5 persona, dhe 35 mostra në pritje për  rezultat.

Burimi i lajmit: Epoka e Re