Vodhi brekë e çokollata, arrestohet gruaja në Mitrovicë

Është arrestuar një 34 vjeçare me inicialet F.S nga Mitrovica për tri raste të vjedhjes në dyqane dhe qendra tregtare në jug të Mitrovicës.

Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar mallra dhe gjësende të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografitë e provave materiale që i gjetën të dyshuarës.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin