December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Webfaqja ofron nga 2 mijë dollarë për të luajtur video-lojëra për 21 orë

1 min read

Një faqe interneti po ofron që t’u paguajë dy personave nga dymijë dollarë për të kaluar 21 orë duke luajtur video-lojëra dhe për të raportuar mbi përvojën.

FrontierBundles.com, i cili shet paketa të shërbimit të internetit dhe telefonit, tha se çifti i zgjedhur i miqve do të marrë nga një nintendo Switch Lite, qasje Nintendo Online, ushqim falas dhe lojëra të njohura, përfshirë Mario Kart 8 Deluxe dhe Animal Crossing: New Horizons për 21 orëshin maratonë të lojës.

Postimi tha se kandidatët idealë janë lojtarët me përvojë të videolojërave me një lidhje të fortë shoqërore.

Burimi i lajmit: Klan Kosova