May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Xhaka optimist për Zvicrën në Kampionatin Evropian – GazetaBlic

1 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lihtenshtajni janë dy kundërshtarët me të cilët Helvetikët do të luajnë ndeshje miqësore përpara fillimit të “EURO 2020”.

Gjatë një interviste për Blick, Xhaka tha se do t’i bëjë gati valixhet për 1 muaj të tërë, duke synuar kështu finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

Më 18 tetor 2009, Xhaka tha në Blick para Kampionatit Evropian U17: “Unë do të paketoj valixhet për një muaj”. Dhe më tej: “Unë dua të jem kampion bote! Ne kemi luajtur së bashku në këtë formacion për vite me radhë. Nga pikëpamja kolektive, ne sigurisht që jemi më të fortët. ”

Një muaj më vonë, U17 u shpallën kampion të botës dhe kësisoj arritën qëllimin që Xhaka kishte vendosur.

Dhe tani, dymbëdhjetë vjet më vonë, ai foli përsëri për gazetën Blick: “

Unë hyj në çdo lojë dhe çdo turne me këtë qëndrim. Nëse nuk vendosni qëllime të larta, nuk mund të arrini asgjë. Ne kemi potencial për të bërë histori dhe e kemi treguar atë shumë herë. Dhe patjetër që do të paketoj gjëra të mjaftueshme që do të zgjasin deri në finale. ”

Në fazën e grupeve në EURO 20, Zvicra do të luajë kundër Wales (12 qershor), Italisë (16 qershor) dhe Turqisë (20 qershor).

Burimi i lajmit: Gazeta Blic