December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Zaev: “E majta” janë ‘fake’, ata nuk janë e ardhmja e vendit – Telegrafi

1 min read

Kryeministri Zoran Zaev thotë se partia “E majta” është ‘fake’ dhe sipas tij, ata paraqiten si të majtë por në fakt janë të djathtë radikal.

“Ata nuk janë e ardhmja e këtij vendi”, tha Zaev në intervistën e tij për “Fokus”.

Sipas tij, është e lehtë të mblidhen pikë politike me nacionalizëm dhe popullizëm, por më e guximshme është zgjidhja e problemeve dhe krijimi i zgjidhjeve.

“Ata shpesh flasim për të pavërteta dhe i inkurajojnë të rinjtë, por jo vetëm që do të jetë shkatërruese për ata të rinj, do t’ua thyejë shpirtin”, tha Zaev.

Ai po ashtu u shpreh optimist se partia e tij do të del fituese në zgjedhjet lokale, ndërsa fitorja do të varet edhe nga zgjedhja e kandidatëve./Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi