ZYRTARE: Andrea Pirlo largohet nga Juventusi – Kosova Sot
1 min read
Edhe zyrtarisht Juventusi ka konfirmuar largimin e Andrea Pirlos.
Pas vetëm një sezoni në stolin e ‘Zonjës së Vjetër’, Andrea Pirlo i ka dhënë lamtumirën Juventusit.

Lexoni edhe:
Xhavit Haliti: “Vendlindja Thërret” ka pasë pak pare
Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes faqëz zyrtare dhe të gjitha llogarive në rrjetet sociale, duke e falënderuar atë për kontributin si trajner për sezonin që shkoi, ku fitoi një trofe.
Nga Italia e quajnë tashmë punë të kryer se kush do ta zëvendësojë Pirlon e ai është ish trajneri, Max Allegri.
(Kosova Sot Online )
Burimi i lajmit: Kosova Sot