May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Zyrtare: Mirlind Daku ftohet nga Challandes për dy ndeshjet miqësore

1 min read

12:14 / E Premte, 28 Maj 2021 / G. T.

Mirlind Daku, sulmuesi i Ballkanit është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër San Marinos dhe Maltës.

Daku ftohet nga Challandes falë mungesës së dy lojtarëve në listën e publikuar disa ditë më parë, të Ibrahim Dresevic dhe portierit Arijanet Muric, shkruan IndeksOnline

Në vend të Muric, Challandes e ka ftuar edhe portierin që luan në Ukrainë, Betim Halimi.

Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë./IndeksOnline/

Burimi i lajmit: IndeksOnline