11 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit – KOHA.net

Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur betejën me koronavirusin 11 persona gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 3.777 testime, 33 kanë rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 92 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 147.473.

Numri i personave të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 deri tani është 5.398.

Burimi i lajmit: Koha.net

Author: admin