January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

16,500 tifozë lejohen në stadium për finalen e Champions

1 min read

Nga ora 21:00 në stadiumin “Dragao” të Portos do të zhvillohet finalja e e Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen dy skuadra angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Ky stadium ka një kapacitet prej 50.000 ulëseve, por për shkak se ende nuk janë liruar të gjitha masat për COVID-19 ai nuk do të jetë i mbushur.

Rreth 16,500 tifozë do të lejohen të hyjnë në stadium.

Shumë të tjerë kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre nga jashtë. Ndërkohë raportohet se qindra tifozë janë pa maska dhe kanë përmbytur kafiterit nga lumi Douro në Porto.

Policia është duke e vëzhguar situatën dhe po mbajnë gjithçka nën kontroll.

Burimi i lajmit: Klan Kosova