2.593 raste aktive me COVID-19 në Kosovë – KOHA.net

Gjendja pandemike e shkaktuar nga COVID-19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Në javët e fundit rastet e reja të infektimit, por edhe vdekjet nga koronavirusi kanë shënuar rënie të madhe.

Gjatë ditës së djeshme u shënuan vetëm 18 raste të reja, ndërsa nuk u regjistrua asnjë vdekje. Teksa të shëruar rezultuan 412 pacientë.

Raste aktive mbesin vetëm 2 mijë e 593 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Të enjten mbrëma, Qeveria miratoi lehtësimin e masave anti-Covid. Ora policore u largua, ndërsa gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu u lejua edhe largimi i masave kur qytetarët shëtisin vet në hapësira publike. Këto vendime do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Burimi i lajmit: Koha.net

Author: admin