Arbenita ‘realizon’ pozën e famshme të Kimit me shampanjë në të pasme – Kosova Sot

Modelja Arbenita Ismajli, pak kohë pas lindjes së vajzës i është kthyer punës në profesionin e saj si modele.

Modelja ka publikuar disa fotografi të realizuara nga një kampanjë, ku është shfaqur joshëse.

Në një prej fotografive, Arbenita pozoi e veshur me një fustan të shkurtër me dekolte të hapur e të shkurtër, e duke ‘kopjuar’ Kim Kardashian, ajo vendosi një ‘emoji’ të një gote shampanje në të pasme.

“Kush e mban mend këtë”, shkroi modelja.

Kujtojmë se para pak muajsh, ajo sjelli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin “Nina”.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot

Author: admin