Arrestohet edhe personi i dytë i përfshirë dje në therjen e të miturit në Ulpianë – Sinjali

Gazeta Sinjali të premten raportoi se një person ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Në përleshje sipas Policisë janë të përfshirë disa të mitur.

Dje, Policia bëri të ditur se është arrestuar njëri nga personat e përfshirë në rast.

Ndërkohë, sot Policia ka dhënë informacione shtesë lidhur me këtë ngjarje.

Zëdhënësja, Flora Ahmeti, ka njoftuar se sot është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë rast

Informatë shtesë: Sot është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë rast. Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore janë dërguar në gjykatën përkatëse”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin