Arrestohet i dyshuari, e kërcënoi nënën e vet

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet të ketë kërcënuar nënën e tij, të enjten.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ata patën një zënkë verbale ndërmjet vete, ku më pas i dyshuari kishte filluar të shkatërronte orenditë e shtëpisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin