January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Atletico Madridi po e kërkon Rodrigo De Paulin

1 min read

Kampionët e La Ligës, Atletico Madrid, janë duke shikuar mundësinë që të forcohen në mesfushë dhe si objektivë të tyre e kanë mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul, i cili po kalon në një formë të mirë.

Sipas mediave italiane thuhet se tashmë kanë filluar negociatat me Udinesen, duke ofruar 20 milionë euro plus një lojtar i cili do të përfshihet në marrëveshje.

Udinese për lojtarin argjentinas po kërkon 40 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, Atletico Madridi ka hapur bisedimet me Udinesen duke ofruar 20 milionë euro plus Nehuen Perez, transmeton klankosova.tv.

Për De Paulin ka gjithashtu interes nga Juventusi, Milan, Napoli, Inter, Roma dhe Leeds United.

Argjentinasi e mbylli sezonin  e Serie A me nëntë gola dhe 10 asistime.

Burimi i lajmit: Klan Kosova