Bebe Rexha pozon atraktive me stil të ri flokësh për revistën ‘Notion’ – Telegrafi

Kohëve të fundit është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe jo më kot.

Fjala është për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexhën, e cila në fillim të këtij muaji solli albumin e plotë të quajtur “Better Mistakes”.

Kjo është një nga arsyet kryesore që ylli nga Dibra ka zënë vend në çdo intervistë, meqenëse në secilën prej këngëve nxjerr shumë nga vetja dhe trajton gjëra mjaft të rëndësishme.

Ajo së fundmi është shfaqur në kopertinën e revistës ‘Notion’, me një stil flokësh krejtësisht tjetër dhe tejet interesant.

Siç eksperimenton shpesh me pamjen, biondja edhe këtë herë duket në formë të mrekullueshme.

Lexo po ashtu:

Mes tjerash, 31 vjeçarja ka folur për albumin e ri, industrinë e muzikës e po ashtu edhe për fizikun e saj – për të cilin paragjykohet në masë të madhe.

Sidoqoftë, Bebe e pranoi se është e zhgënjyer pasi albumi i ri nuk po i ecën siç duhet, por që deklaroi se nuk do të dorëzohet.

“Unë nuk do të ndalem. Unë kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëj”, tha ajo. “Unë ende besoj në këtë album. Dhe unë akoma do ta shtyj përpara. Pavarësisht se çfarë”, shkroi më tej Rexha.

“Better Mistakes” ndërkaq është albumi pasues i Bebe Rexhës pas atij të parit “Expectations”, i cili u publikua në vitin 2018. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi

Author: admin