January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bellerin drejt largimit nga Arsenali, pritet rikthimi i tij në La Liga – Telegrafi

1 min read

Hector Bellerin dëshiron të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.

Që disa vite mbrojtësi spanjoll mendon për një aventurë të re dhe këtë verë pritet të konkretizohet diçka e tillë.

26-vjeçari e konsideron të mbyllur ciklin me Arsenalin me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në vendlindjen e tij në Spanjë, pasi Real Betis ka nisur bisedimet me të.

Trajneri Pellegrini është admirues i mbrojtësit dhe kërkon ta rikthejë në Spanjë ndërsa bisedimet mes palëve kanë nisur.

Opsioni më i mundshëm është huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni për 20 milionë euro.

Spanjolli këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime.

Në garë për të ka qenë edhe Barcelona, por në fund katalunasit janë tërhequr. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi