January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Burri rrah gruan në Gjilan, e bën për spital – Telegrafi

1 min read

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar, rrahur dhe kanosur bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një karikator, 19-fishekë cal-9 mm, dhe 3-fishekë cal-7.65 mm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar, rrahur dhe kanosur me armë viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa njësitet policore (me urdhër të GjPP-së) gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një karikator, 19-fishekë cal-9 mm, dhe 3-fishekë cal-7.65 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi