January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Çdo sasi alkooli dëmton trurin, alkooli është katër herë më i rrezikshëm për trurin sesa duhani – Kosova Sot

1 min read

Një studim i ri shkencor britanik vlerëson se nuk ka sasi të sigurta alkooli për trurin, madje dhe konsumimi i moderuar me sasi të vogla ka efekt negativ në pothuajse çdo zonë të trurit.

Studimi i udhëhequr nga Dr.Ania Topigwala në Universitetin e Oksfordit, analizoi të dhënta nga 25.378 persona, duke marrë parasysh të dhënat nga skanimet e trurit, historitë mjekësore dhe testet e kujtesës, të cilat ishin të ndërlidhura me alkooli.

Rezultoi se sa më shumë alkool pi njeriu, aq më i vogël është zhvillimi i trurit, edhe se sasia e vogël e alkooliut dëmton po ashtu trurin.

” Çdo sasi alkooli është problem “, tha Topigwala.

Në fakt, sipas studiuesve, alkooli është katër herë më i rrezikshëm për trurin sesa pirja e duhanit ose mbipesha.
Mbetet e paqartë nëse alkooli kontribuon në sëmundjet mendore ose në sëmundjen e Alzheimer.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot