Ceferin: Juventusi, Barcelona dhe Reali na kanë dërguar letër për të luajtur në Ligën e Kampionëve

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur sërish për Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin të cilët themeluan Superligën Evropiane.

Ceferin, nuk e përjashton mundësin që të tri skuadrat të largohen nga Liga e Kampionëve për vitin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline

Juve, Reali dhe Barça janë tre skuadrat e veteme nga 12 themeluesit origjinalë që nuk kanë mohuar projektin e Superligës Evropiane.

Kjo nxiti një hetim dhe komiteti disiplinor i UEFA-s do të marrë masa, me gjithçka, nga gjobat në përjashtim në tryezë.

“Komiteti ynë disiplinor është i pavarur, kështu që kur ata fillojnë të punojnë për një çështje, nuk ka asnjë marrëdhënie, asnjë informacion dhe unë nuk mund të komentoj,” tha Ceferin për Sky Sport Italia.

“Nuk mund të them kur ose cilat do të jenë sanksionet. Ajo që më duket vërtet e çuditshme është se ata janë publikisht ende pjesë e kësaj Super League, duke deklaruar dëshirën për ta luajtur në të, por më pas dërgojnë një letër ku kërkojnë të luajnë në Champions League.

“Ju nuk mund të luani Champions League dhe të jeni në Super League. Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqen të bëjnë këtu”, tha Ceferin.

Burimi nga Indeksonline

Author: admin