Covid-19 në Shqippëri, 12 raste të reja dhe 1 humbje jete – Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 12 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 12 persona, si dhe një pacient ka humbur jetën.

Sipas ministrisë, numri i personave që janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,297, ndërsa ai i viktimave në 2,449.

“Janë kryer 3255 testime dhe rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njofitm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Burimi nga Telegrafi

Author: admin