January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

CR7 i jep lamtumirën Pirlos: “Nder të stërvitesha nga ju, mjeshtër” – Kosova Sot

1 min read

Vetëm një vit zgjati aventura e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit.

Edhe pse nuk munguan oshilacionet dhe bardhezinjtë treguan fare pak nga potenciali që zotërojnë, ish-mesfushori i madh ia doli të fitojë dy trofe: Superkupën dhe Kupën e Italisë.

Drejtuesit e “Zonjës” shkarkuan 42-vjeçarin pas përfundimit të sezonit. Ylli i Juventusi, Cristiano Ronaldo ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram” rreth largimit të Andrea Pirlos.

“Faleminderit mjeshtër, ishte nder të stërvitesha nga ti“, shkruan CR7.

Klubi italian vendosi të rikthejë Max Allegrin në postin e trajnerit. Ky i fundit drejtoi Juventusin në vitet 2014-2019, periudhë gjatë së cilës fitoi pesë herë titullin kampion në Itali dhe dërgoi skuadrën dy herë në finalen e Champions League.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot