De Ligt refuzon vaksinën: Unë jam pronar i trupit tim, unë vendosi!

11:25 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / G. T.

Matthijas de Ligt është një nga futbollistët e parë në Europë që ka refuzuar marrjen e vaksinës anti-covid.

Të gjithë futbollistët priten të vaksinohen para fillimit të Kampionatit Europian EURO20 – që nis nga muaji qershor, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, futbollisti i Kombëtares së Holandës, De Ligt ka refuzuar marrjen e vaksinës.

Ai tha se trupi është i tij dhe ai është njeriu i vetëm që mund të vendos se çfarë mund të bëjë.

“Unë mendoj se ju duhet të jeni bosi i trupit tuaj”, ka thënë De Ligt.

Para EURO20, Holanda do t’i luaj dy miqësore, më 2 qershor kundër Skocisë dhe më 6 qershor kundër Gjeorgjisë./IndeksOnline/

Burimi nga Indeksonline

Author: admin