January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

De Ligt sqaron situatën për marrjen e vaksinës anti-Covid: Jam pro!

1 min read

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka ardhur me një deklaratë të re në lidhje me vaksinën anti-Covid.

Ai thotë se deklarata e tij e parë në lidhje me atë që kinse nuk e merr vaksinën për Covid-19 ishte keqkuptuar, prandaj përmes një postimi ai sqaron situatën, shkruan IndeksOnline

De Ligt, thotë se është pro vaksinimit  dhe që do ta bëjë atë më shpejtë sa të jetë e mundur.

“Në intervistën time të fundit, nuk isha i qartë me përgjigjen time. Për të pastruar çdo dyshim: Unë jam absolutisht pro vaksinimit COVID-19 dhe do ta bëj atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha De Ligt.

Burimi nga Indeksonline