“Do të zbulohen të gjitha tradhtitë”, Hysenit i vjen goditja për kritikat ndaj Kurtit, kjo është frika e tij

Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, është shprehur skeptik rreth rolit të kryeministrit Albin Kurti në këtë proces.

Hyseni ka thënë se nuk ka aspak besim që Kryeministri Kurti mundet ta përmbyllë këtë proces historik për Kosovën.

Lidhur me këtë, në një prononcim për “Bota sot”, analisti Gani Qarri, ka deklaruar se dëmet që nga viti 2011, janë aq të mëdha sa që as Hyseni nuk di të jap sqarim për të, sa që edhe Thaçi e zhvlerësoi pavarësinë e Kosovës, duke i dhënë vendit fusnotën, madje duke e kthyer edhe në krahinë të Serbisë.

“Dëmet që i janë shkaktuar Kosovës tash e mbi dhjet vite me radhë, në të ashtuquajturin dialog, qysh nga marsi i vitit 2011, kur filluan të praktikisht bisedime teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë aq të mëdha e të pa shpjegueshme sa që as vet nënshkruesit e tyre nga Kosova, përfshi edhe koordinatorin “famëmadh” Skënder Hyseni, nuk dinë të japin sqarime sa duhet për to.

Për aq më tepër, ato jo vetëm që nuk ishin aspak teknike, por që nga fillimi ishin tërësisht dhe puro politike, madje nga Thaçi & Co u bënë lëshime aq të rënda e të mëdha, sa që ende pa kaluar një vit, nga vulosja e pavarësisë së Kosovës me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, vet Hashim Thaçi, e zhvlerësoi shtetësinë e Kosovës dhe neutralizoi pavarësinë e saj, duke i vënë statusit të vendit tonë fusnotën dhe kthyer Kosovën, në krahinë të Serbisë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, që nga fillimi i bisedimeve, me njerëz si Skender Hyseni, është biseduar vetëm për çështje të brendshme me Serbinë. Qarri thotë se Hyseni ka nënshkruar 38 marrëveshje që nuk janë zbatuar asnjëherë, madje janë edhe të paqarta, si atëherë por edhe tani.

“Për këtë arsye që nga fillimi i bisedimeve me këtë shtet okupator, të udhëhequra nga ekipe ku gjenin vend edhe njerëz të ashtuquajtur “koordinator”, si Skënder Hyseni, të cilit herën e fundit të misionit të tij konspirativ, u tha se iu vodh edhe çanta me dokumente zyrtare e Avdullah Hotit, gjithmonë është biseduar vetëm për çështje të brendshme të Kosovës me ish pushtuesin e saj, si Serbia dhe në pozita tërësisht të pabarabarta, ku Serbia ekspozohej gjithmonë si shtet ndërsa Kosova si territor me status neutral.

Madje njerëz të tillë si Skënder Hyseni me shokë, për vetëm katër vite, të bisedimeve me Serbinë, nënshkruan hiq më pak se më se 38 marrëveshje, shumica e të cilave jo vetëm që kurrë nuk janë zbatuar nga Serbia, por sot e atëherë edhe mbeten plotësisht të paqarta, ndaj dhe sa është i diskutueshëm numri dhe përmbajtja e këtyre marrëveshjeve, po aq i diskutueshëm dhe konspirativ mbetet edhe roli i udhëheqësve kosovarë, si dhe vet dialogu i zhvilluar me këtë shtet hegjemonist”, shtoi Qarri.

Më tej, ai ka deklaruar se nga frika për rënien e Hysenit dhe rifillim e dialogut, meqë rast Qeveria do t’i mësojë të gjitha tradhtitë e tij, kanë filluar të flasin kundër Kurtit, prandaj e gjithë kjo sepse, Kurti ka hedhur poshtë idealet e Thaçit dhe të Hysenit.

“Kështu që nga frika se me rënien e Skënder Hysenit & Co, në opozitë dhe rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës me Serbinë, ku Qeveria e re e vendit mund t’i mësojë të gjitha lëshimet dhe tradhtitë e bëra nga përfaqësuesit e bisedimeve dhe koordinatorët shkurtabiq si Hyseni me shokë, ish “koordinatorët” dhe zbatuesit e planeve të Serbisë, në Kosovë, kanë filluar të flasin mbarë e mbrapsht duke paragjykuar apriori, pas shkuarjes me turp të tyre nga qeverisja e vendit, se çfarë rrjedhe do të marrin dhe sa e si është i “pa” aftë Albin Kurti t’i udhëheqë ato, vetëm nga sikleti se Kurti ka hedhur poshtë idealin e Thaçit dhe argatëve të tij si S. Hyseni, të futur edhe si temë të bisedimeve në tryezë, për ndarjen e Kosovës, e cila me ardhjen e Kurtit në krye të vendit, përfundimisht dështoi”, tha ai.

Qarri ka vlerësuar tutje se me ndihmën e SHBA-ve dhe Gjermanisë, madje edhe me Qeverinë e re, do e përfundojë me sukses këtë proces. Ai thotë procesi i filluar pa asnjë plan, por edhe aty ku ministri informative i Millosheviqit mbetet aktiv, i cili këmbëngul për ndarjen e Kosovës, siç ishte premtuat nga Thaçi dhe Hyseni, copëtimin e Kosovës do ta qonin në fund, nëse nuk do të dërgoheshin në opozitë.

“Ndaj me ndihmën e presidenti Jo Biden dhe të SHBA-ve e Gjermanisë, Kosova për herë të parë ka shpresë se Qeveria e re, e legjitimuar me votën e lirë të qytetarëve, do ta përfundojë me sukses edhe procesin e vështirë të bisedimeve.

Proces i filluar, pa asnjë plan dhe platformë para më tepër se dhjet vitesh, me këtë shtet okupator, ku ish ministri i informatave të Millosheviqit, qysh nga koha e okupimit klasik të Kosovës, mbetet aktiv, jo thjeshtë, vetëm në politikën serbe, por mbanë edhe mandatin e dytë të presidentit të Serbisë, i cili ende nuk ka hequr pretendimet territoriale ndaj vendit tonë dhe këmbëngul në marrëveshje me ndarjen e Kosovës, ashtu siç i kishte premtuar kuislingu Thaçi dhe bashkë zotuar me koordinator si Skënder Hyseni, se po të mos dërgoheshin në opozitë, nga vet populli, aktin e copëtimit të Kosovës, do ta qonin deri në fund”, përfundoi Gani Qarri.

Burimi i lajmit: Bota Press

Author: admin