Dortmundi vendos përfundimisht, vetëm njëri mes Haaland dhe Sanchos largohen – Telegrafi

Borussia Dortmund nuk e ka ndërmend t’i largojë dy yjet e skuadrës, por vetëm njëri nga ta do të largohet.

Jadon Sancho dhe Erling Haaland janë dy yjet kryesorë të skuadrë verdhezi që janë vërshuar nga ofertat.

Por arritja në Ligën e Kampionëve ka bërë që Dortmund mos t’i shes të dy këtë verë dhe vetëm njëri nga ta do të sakrifikohet.

Mediat gjermane kanë raportuar se përfundimisht Erling Haaland do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit gjerman.

Nga ana tjetër Jadon Sancho pritet të nxirret në shitje dhe do të shqyrtohen ofertat për të.

Gjithnjë sipas mediave gjermane, BVB synon që nga shitja e anglezit të fitojë mbi 80 milionë euro.

Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Bayern Munich janë skaudrat e interesuara për anësorin anglez.

Sancho ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë, ku në 37 ndeshje zyrtare ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 21 të tjerë. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi

Author: admin