January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

E fundit nga Shkodra: belaja e kësaj gruaje pasi burri vrau një të ri | FM Images

2 min read

Bukuroshe Kodra tashmë do vijojë jetën me burrin në burg e fëmijët e ngujuar. Një natë më parë, në Bardhaj të Shkodrës, u shënua ekzekutimi i radhës. Mark Kodra, 47 vjeç, qëlloi dhe i morri jetën të riut 25-vjeçar Emiljan Ndoji.

[embedded content]

Nuk është ngjarje bandash, është një prej atyre përplasjeve fatale që vijnë për arsye banale, por që janë përplot në jetën shqiptare, në atë urbane apo rurale.

Sipas bashkëshortes së 47-vjeçarit, i riu jua kishte sjellë në majë të hundës me sjelljet e tij ngacmuese. Ajo thotë se ai i ngacmonte si familje, derisa i zoti i shtëpisë nuk duroi dot më.

“Është zënë me djalin, ai ka ecur me motor dhe djali i ka thënë më avash. Pastaj mbrëmë u zunë në lokal i ka thënë se çfarë pate atë natë dhe i tha të fusë nën rrotat e motorit. Pastaj e shau e rrahu. Ai erdhi këtu me motor, para shtëpisë, pastaj burri mori armën dhe e qëlloi. Unë u përpoqa ta ndaloja por nuk arrita. Burri nuk shprehu pendesë.

Ngjarja s’ka lidhje me vajzat por me konfliktin me djalin. Burri nuk është penduar për atë që ka bërë. Ai ishte problematik edhe me familjen.

Bashkëshorti doli për të marrë vesh se çfarë pati me djalin ai e shau. Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”, tha ajo për mediat.

Tashmë jeta e saj ka marrë një kthesë të dhimbshme. Me burrin pas hekurave, ajo, por sidomos fëmijët, duhet të ngujohen.

“Na vjen shumë keq, djalë i ri. Më përpara të më kishte vrarë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit. Rreziku ndodh dhe të gjen ku të jesh. Është gjak ai, është burg e të gjitha. Po nuk i mendon kush, një minutë është.

Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë, se është gjak ai. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur. Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar”, u shpreh nën trishtim Bukuroshe Kodra.

Burimi i lajmit: FMImeges.net