Ed Sheeran thotë se vajzën nuk e ka adhuruese pasi qanë nga këngët e tij

Këngëtari i mirënjohur Ed Sheeran ka pranuar se vajza e tij, tetë muajshe, qanë kur i këndon asaj këngët e tij të reja.

Ai tha se Lyra nuk ishte “adhuruesja ime më e madhe”, megjithëse asaj i pëlqen një këngë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

“Asaj i pëlqen shumë Shape Of You, tingulli i marimba është i mirë, por asaj nuk i pëlqen asgjë me zë të lartë “, tha ai.

Kantautori dhe gruaja e tij ,Cherry, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në shtator të cilin ata e quajtën Lyra Antarctica Seaborn Sheeran.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin