FBK organizon festival të minibasketbollit (VIDEO)

Mbi 250 fëmijë morën pjesën në turneun e minibasketbollit të cilin e organizoi Federata e Basketbollit të Kosovës.

Ky lloj i turneut u mbajtë për herë të parë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Aty morën pjesë fëmijët nga 18 shkolla të basketbollit.

Minibasketbolli është në kuadër të planit strategjik të FBK-së, i cili synon masovizimin e basketbollit te grupmoshat e reja.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin