January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Formacionet zyrtare të finales më të shtrenjtë se ajo e UEFA Champions League

2 min read

15:13 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / G. T.

Të gjithë mendojnë se UEFA Champions League është turneu më i shtrenjtë në Europë. Megjithatë një tjetër kompeticion ka vlerë më të madhe se Liga e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Para të mëdha “derdhën” në finalen e madhe të Championshipit, e cila luhet më 29 maj (sot) nga ora 16:00, mes Swansea City dhe Brentford.

Kush fiton në këtë finale të madhe që luhet në “Wembley”, shkon në Premierligë për sezonin e ri 2021/22.

Në të njëjtën datë zhvillohet edhe finalja e madhe e Portos, mes Chelsea-t dhe Manchester City-t, por prapë se prapë ndeshja me ndikim të madh sa i përket financave mbetet ajo në Angli.

Edhe pse në vitet 2006/2007-09, çmimi për fituesin ishte afër 40 dhe 60 milionë funte, tani fituesi i Championship merr 170 milionë funta, 290 në total nëse arrin ta siguroj mbijetesën në sezonin e ri.

Në anën tjetër, fituesi i Ligës së Kampionëve merr 58 milionë euro, në total 100 milionë euro duke i përfshi edhe bonuset tjera./IndeksOnline/

Formacionet zyrtare:

Burimi nga Indeksonline