January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Francë, deficiti buxhetor në 220 miliardë euro në 2021 – KosovaPress

1 min read

Deficiti buxhetor i Francës do të rritet në rreth 220 miliardë euro në 2021, kundër 173,3 miliardë parashikuar në ligjin fillestar të financave, deklaroi ministri i Llogarive Publike, Olivier Dussopt.

“Ky përkeqësim prej rreth 47 miliardë i deficitit buxhetor është si pasojë e masave mbështetëse që ne vazhdojmë të marrim për të shoqëruar më mirë rimëkëmbjen”, sipas ministrit.

“Qeveria do të prezantojë më 2 qershor një projektligj financiar ndryshues (PLFR) që përfshin 15 miliardë euro masa shtesë emergjente, të cilat do të përdoren veçanërisht për të financuar aktivitetin e pjesshëm dhe ndihmën e synuar për kompanitë në vështirësi”, sipas Olivier Dussopt dhe ministrit të Ekonomisë Bruno Le Maire në një intervistë për Echos. /ATSH-AFP/

Burimi i lajmit: Kosova Press