January 22, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjenden mbetje mortore të 215 fëmijëve indonegjen në Kanada – Sinjali

1 min read

Janë gjetur mbetjet e 215 fëmijëve indigjen në një varr masiv në oborrin e një ish-shkolle në jug të British Columbia, Kanada, shkruan Gazeta Sinjali.

Rosanne Casimir, shefe e ‘Tk’emlips te Secwepemc’, në deklarimin e saj tha se mungesa e këtyre fëmijëve ishin vdekje të pa dokumentuara.

Disa nga mbetjet i takojnë fëmijëve
të moshës 3 vjeçare, por shkaqet dhe koha e vdekjes së tyre nuk dihen akoma.

“Momentalisht kemi më shumë pyetje sesa përgjigje”, tha Casimir.

Shkolla “Kamloops Indian
Residential”, ishte themeluar në vitin 1890 nën udhëheqjen e Kishës Katolike ndërsa
ishte mbyllur në vitin 1978.

Ajo ishte pjesë e një rrjeti kombëtar të shkollave me konvikte, të krijuara për t’i asimiluar me forcë fëmijët e fiseve indigjene duke i larguar ata nga shtëpitë dhe komunitetet dhe duke ua ndaluar gjuhën amë apo kryerjen e zakoneve të tyre kulturore. Në këto shkolla kishte abuzime fizike, emocionale e seksuale si dhe punë të detyrueshme.

Sipas Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, këto shkolla kishin një kulturë të gjenocidit që për cak i kishte fëmijët e fiseve indigjene të Kanadasë.

Së paku 150 mijë fëmijë kanë qenë pjesë e këtyre shkollave. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali