Gjenden trupat e pajetë të gjashtë emigrantëve në brigjet e Libisë – Sinjali

Trupat e gjashtë emigrantëve, përfshirë një foshnje, një fëmijë dhe një grua u zbuluan të enjten në brigjet e Libisë.

Siç
raportojnë mediat e huaja, banorët e qytetit perëndimor të Zuwaras i lajmëruan
autoritetet dhe ndanë informacionin.

Personeli
i sigurisë arriti deri te trupat e dy fëmijëve, një gruaje dhe tre burrave që u
gjetën të mbytur në plazh.

Viktimat,
identiteti i të cilëve nuk mund të verifikohej, ishin shtetas të huaj që
lundruan në Mesdhe me varkë nga Libia.

Burimet
theksojnë se një operacion kërkimi nga zyrtarët e sigurisë po vazhdon përgjatë
vijës bregdetare prej 90 kilometrash dhe se trupa të tjerë mund të zbulohen.

Trupat
mund të kenë qenë në det me ditë dhe kanë qëndruar në plazh për të paktën dy
ditë.

Libia
vitet e fundit është bërë një nga pikat e rëndësishme në kalimin e emigrantëve
ilegalë afrikanë në Evropë.

Sipas shifrave të OKB-së, të paktën 632 emigrantë gjatë këtij viti e kanë humbur jetën në aksidente detare në Mesdhe./GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin