January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjilan: Arrestohet një person pasi kërcenoi nënën e tij

1 min read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të enjten një person pasi i njëjti pas një zënke verbal kishte kanosur nënën e tij, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit rreth orës 23:30, ku i dyshuari kishte filluar t’i demolonte orenditë e shtëpisë së tij.

Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën -nënën e tij, kishte kanosur atë dhe kishte filluar të demolonte orenditë e shtëpisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com

Burimi nga Insajder