January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gjuriq thotë se Administrata Biden pranon të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Washingtonit – Sinjali

2 min read

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka thënë se Administrata Biden, i ka pranuar të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Washingtonit, e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia gjatë mandatit të presidentit Donald Trump.

Gjuriq tha se kishte biseduar me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe njerëz nga administrata e re javëve të fundit dhe se ai kishte dëgjuar qëndrime inkurajuese në lidhje me qëndrimin për marrëveshjen e Washingtonit.

Ai theksoi se
është e rëndësishme për Serbinë për shkak të realizimit të projekteve të
infrastrukturës, zhvillimit ekonomik dhe për shkak të mbrojtjes së trashëgimisë
kulturore në Kosovë dhe zbatimit të vendimeve kur bëhet fjalë për pronën e
manastirit të Deçanit.

Ndërsa kur u pyet nëse po diskutohet vizita e Biden në Serbi, Gjuriq u ka thënë se do të ishte nder i madh për serbët që Biden të vizitojë Beogradin.

“Do të ishte një nder i madh për ne serbët që një president i Shteteve të Bashkuara të vizitonte kryeqytetin tonë ndërsa ai është në detyrë, me siguri se ai do të mirëpritet shumë ngrohtësisht dhe më mirë në Beograd sesa në disa qytete në Evropën Qendrore dhe Lindore”, ka thënë Gjuriq në një intervistë për “Politika” të Beogradit.

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali