January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Gripi i shpezëve prezent në pesë ferma në Kosovë, dy të tjera izolohen – KOHA.net

1 min read

Në analizat e kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka rezultuar se në vendin tonë është prezent Gripi i Shpezëve, tipi H5N8, ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas kryerjes se hulumtimeve diagnostikuese ne fermat e dyshimta.

Mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 (Gripi i shpezëve H5N8).

Janë asgjësuar shpezët në pesë ferma të ekonomive familjare në katër qytete të ndryshme dhe dy ferma të tjera janë duke u diagnostikuar dhe po mbahen në izolim.

Gripi i shpezëve kryesisht përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë midis zogjve të infektuar dhe atyre të shëndosha. Gjithashtu mund të transmetohet, kur zogjtë bien në kontakt me pajisje ose materiale (përfshirë ujin dhe ushqimin për kafshë) që janë kontaminuar me jashtëqitje ose sekrecione nga hunda ose goja e zogjve të infektuar. Njerëzit gjithashtu mund të përhapin sëmundjen indirekt nga ferma në fermë duke mbajtur virusin në veshjet e tyre, çizmet ose përmes rrotave të automjeteve. Zogjtë e egër normalisht mund të mbajnë virusin pa u sëmurur vetë.

Burimi i lajmit: Koha.net