January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Haradinaj dhuron gjak në Carrabreg të Epërm

1 min read

Në fshatin Carrabreg i Epërm sot u organizua dhurimi vullnetar i gjakut me moton “Në Carrabreg dhurohet gjak”.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryetari në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili dhuroi gjak, njofton Klankosova.tv

Haradinaj falënderoi ekipet mjekësore që u gjendën sot atje dhe që po e bëjnë një punë vërtetë të palodhshme.

Ai tha se është dhurues i rregullt i gjakut.

“”n’Carrabreg dhurohet gjak”! Carrabregu i Epërm nga sot ka Lapidarin për të rënët. Ky fshat që i fali shumë lirisë, për herën e nëntë, organizoi dhurimin vullnetar të gjakut, për të shpëtuar jetë” është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se sot në fshatin Carrabreg u bë përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Carrabregut të Epërm.

Burimi i lajmit: Klan Kosova