January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Hoxhaj: Kandidati ynë për Fushë Kosovën është ndryshimi që qytetarët kanë nevojë

1 min read

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për kandidatin për të parin e Fushë Kosovës, Rrahim Ternava, se ai është ndryshimi që qytetarët e këtij qyteti kanë nevojë.

Sipas Hoxhajt, për rreth 50 mijë banorë të Fushë Kosovës, besimi 20 vjeçar në udhëheqjen e tanishmë u është rikthyer vetëm me ndërtime të egra, pa plan e kaos infrastrukturor.

“Pa projekte ekonomike, pa parqe e hapësira të gjelbërta, pa lokacione për fëmijë e të moshuar. Të vetmit që kanë përfituar janë ata që kanë udhëhequr me komunën, familjet dhe grupet e tyre të interesit”.

“Profesionist i dalluar, aktivist i dëshmuar e punëtor me vullnet të hekurt kur në pyetje janë interesat e qytetit dhe banorëve”.

“Rrahim Ternava është premtimi ynë për një Fushë Kosovë të zhvilluar, të barabartë dhe të denjë për secilin qytetarë të saj. Të priftë e mbara Rrahim. Urime Fushë Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova